Agron Muharemi zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së

Anëtarët e Parlamentit Studentor, në mbledhjen e parë, me përbërjen e re, të mbajtur të enjten (19 dhjetor 2024), në UEJL Tetovë, votuan që Agron Muharemi të jetë kryetar i ri dhe Driant Rashidi nënkryetar i këtij asociacioni.

Në garën për postin e kryetarit ishin tre kandidatë: Mixhait Jashari, Amir Memishi dhe Agron Muharemi. Kandidati Agron Muharemi, arriti të merr shumicën e votave dhe besimin e parlamentarëve.

Agron Muharemi është student i Fakultetit të Drejtësisë, kurse Driant Rashidi është student i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore.