Me datë 22.12.2024 në ora 21:45 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.K. (41) nga Tetova, për të cilin gruaja e tij 36-vjeçare ka raportuar se më herët në shtëpinë e tyre familjare e ka sulmuar fizikisht dhe ka dëmtuar një pjesë të orendive. Gjithashtu, ai është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht efektivët e policisë që po kryenin veprimet zyrtare në lidhje me ngjarjen. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.