“Saubermacher”, kompania e cila kujdeset për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale në territorin e Komunës së Tetovës, ditët në vijim do të detyrohen të fillojnë procedurat gjyqësore, gjegjësisht procedurat për mbledhje të detyruar.
Kjo hap është si pasoje e apeleve të shumta për pagesë të rregullt të faturave për shërbimet komunale dhe vërejtjeve për faturat e papaguara që u janë dërguar përdoruesve gjatë periudhës së kaluar.
Saubermacher u bën thirrje edhe një herë përdoruesve të shërbimeve të tyre që të shlyejnë borxhin e papaguar, në mënyrë që të shmangen shpenzimet shtesë gjatë fillimit të procedurës së mbledhjes së detyruar dhe përmbarimit, si dhe për një qytet më të pastër për të cilin shumë punëtorë të kompanisë punojnë të palodhur në tre turne, pa marrë parasysh kohën dhe kushtet atmosferike, të gjitha me synimin për një qytet më të pastër dhe një mjedis më të pastër.
Pagesa e rregullt e faturave është një motivim shtesë për punëtorët që kujdesen për një qytet të pastër, pa mbeturina dhe duke ofruar shërbime cilësore për të gjithë.
Nëse qytetarët ende përballen me të dhëna të papërshtatshme (vendbanim, adresë apo të dhëna të tjera të përdoruesit) në faturat e dorëzuara që menjëherë të kontaktojnë, regjistrohen apo lajmërohen në zyrat tona në Pallçisht të poshtëm, në Tetovë në sportelin e përkohshëm në objektin e komunës , zyra pranë komunës si dhe zyren tone – pike pagesore ne ambjentet e NPK-së (tregu i gjelbër) ose në mënyrë elektronike me e-mail në [email protected]. Shfrytëzuesit duhet të kenë me vete dokumente, dhe atë letërnjoftim dhe fletëpronësi për objektin banesor ose afarist.
Apel për mërgimtarët që kthehen në vendlindje gjatë pushimeve, gjithashtu të regjistrohen, raportojnë dhe korrigjojnë të dhënat dhe nëse është e nevojshme të raportojnë çdo paqartësi. Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e mërgimtarëve të cilëve u reduktohet me 50% fatura e shërbimeve komunale për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve për faktin se nuk janë rezidentë dhe e njëjta gjë vërtetohet me dokument personal për adresë të përkohshme jashtë vendit, fatura të energjisë elektrike, si dhe fletëpronësi për objektin banesor ose afarist.
Për të lehtësuar procesin e pagesës si dhe shqyrtimin e të gjitha të dhënave dhe faturave të lëshuara, përdoruesit mund të regjistrohen në ueb portalin në www.saubermacher-tetovo.mk.
Detyra e kompanisë është të kujdeset për një mjedis të shëndetshëm dhe më të pastër pa mbeturina, ndërsa duke paguar rregullisht faturat edhe ju kontribuoni në krijimin e një mjedisi më të jetueshëm.