SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj N.I. (52) nga Tetova për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim” dhe ndaj N.I. (29) nga Tetova për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndihmë”.
I dyshuari i parë ka mashtruar një person duke marrë një kapar prej 2,000 eurosh me premtimin se do t’i siguronte vizë pune në Republikën e Sllovakisë, duke e mashtruar atë me pretendimin se posedon një kompani në Sllovaki. I dyshuari i dytë, megjithëse e dinte se faktet e paraqitura nuk ishin të vërteta, e ka ndihmuar të dyshuarin e parë duke firmosur një marrëveshje të brendshme mes tyre në kompaninë e tij në fshatin Bogovinë, ku konfirmohej se kishte pranuar prej tij shumën prej 2,000 eurosh.