Nëpërmjet një kredie të shpejtë tentohet të mashtrohet një person i sëmurë nga Tetova, rasti raportohet në polici

Me datë 18.12.2024 në ora 15:00 SPBTetovë, një 28 vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se një person ka tentuar ta mashtrojë. Sipas raportimit, personi e ka kontaktuar atë në një rrjet social dhe i ka ofruar një donacion për vëllain e saj të sëmurë dhe i ka kërkuar që t’i dërgojë një kartë identiteti dhe një llogari transaksioni nga një person i punësuar. Sipasraportimit, së shpejti në llogarinë e nënës së saj kanë ardhur 19.000 denarë, për të cilat ai u ka thënë ti tërhjekin dhe t’i japin atij 15.000 denarë, ndërsa 4.000 denarë të mbetur ia ka lënë për donacion. Gjithashtu, sipas raportit, kur kanë shkuar në bankë, u është thënë se paratë që u janë lëshuar në llogarinë e tyre kanë ardhur nga një kredi e shpejtë në emër të saj, pas së cilës ata kanë reaguar menjëherë dhe paratë i janë kthyer dërguesit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……