38-vjeçari nga Tetova duke dale nga një kazino është sulmuar fizikisht nga 3 persona


MPB ka njoftuar se me datë 01.08.2024 në ora 04:30 në NjP-Zherovjan, personi F.H.(38) nga Tetova, ka raportuar se në orën 00:20, duke u larguar nga kazinoja në Zherovjan të Tetovës, është sulmuar fizikisht nga personat A.B. (34) nga Poroj, H.A.  dhe A.A. të dy nga Bogovina e Tetovës.  Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.