38-vjeçari nga Gostivari raportohen në polici nga nëna e tij, sillej në mënyre agresive dhe e kishte dëmtuar shtëpinë ku banonin

Mbrëmë (13-shkurt) rreth orës 03:30 në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar kanë arrestuar 38-vjeçarin J.B. nga Gostivari, i cili më parë ishte raportuar nga nëna e tij 59-vjeçare se ai sillej në mënyrë agresive në shtëpinë e tyre dhe kishte dëmtuar shtëpinë dhe i njëjti kishte vazhduar me sjelljen agresive edhe pas arrestimit. Ai është mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrim të plotë dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse.