Një vajzë 25 vjeçare, e dyshuar me identitet serb, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të enjte në një nga autostradat e Unazës së Beogradit. Ajo ka qenë duke udhëtuar me makinë private kur është përplasur nga mbrapa nga një autobus me pasagjerë dhe ka marrë lëndime të rënda trupore.
Vajza, e cila ende nuk është identifikuar, siç raportojnë mediat në Serbi, ka ndërruar jetë në duart e mjekëve. Makina e saj pothuajse është shtypur e gjitha dhe duket si një grumbull hekuri.
E plagosur ka mbetur dhe një grua 45 vjeçare, por nuk dihet nëse ajo ka qenë në makinë apo në autobus. Newsbomb.al mëson se autobusi që është përfshirë në aksident i përket agjencisë së udhëtimeve me qendër në Tiranë, “PATI Travel”.