“Çmendet” 18-vjeçari nga Gostivari, i dëmton mobiljet e shtëpisë, e rreh nënën e tij dhe e dëmton veturën në oborrin e shtëpisë

MPB ka njoftuar se me datë 10.12.2024 në ora 16:30, në Gostivar zyrtarë policorë nga DPB Gostivar,kanë privuar nga liria personin M.Sh.  (18) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të prindërve të tij, se është sjellur në mënyrë agresive ndaj tyre, ka dëmtuar disa nga orenditë shtëpiake, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, si dhe  ka dëmtuar veturën në oborrin e shtëpisë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.