Mickoski: Nuk do të rriten pagat e funksionarëve, gjykatësve dhe prokurorëve publik!

Kryeministri Hristijan Mickoski, përmes një postimi në Facebook, ka bërë publike disa vendime nga seanca e sotme e Qeverisë.

Siç shkruan Kryeministri, të vetëdijshëm për kohën në të cilën jetojnë dhe faktit se po përballen me pasojat e së kaluarës, Qeveria ka miratuar këto vendime;

-Nuk do të rriten pagat e personave të emëruar dhe të zgjedhur, gjykatësve, anëtarëve të këshillit gjyqësor, prokurorëve publik dhe anëtarëve të këshillit të prokurorëve publik dhe të njëjtat përmes intervenimit në koeficientët e llogarisë së pagave, “ngrihen”.

-Nuk do të paguhet paga e 13-të në të gjitha organet e administratës shtetërore dhe mjetet do të ridestinohen për projekte zhvillimore.

-Nis pagesa e K-15 për të gjithë të punësuarit në gjithë administratën.