Parku i veturave të Asadit: “Ka 40 vetura luksoze, dhe një prej tyre kushton deri në 3 milionë dollarë” (VIDEO)

Një numër i madh sirianësh të dielën u futën në pallatet e presidentit Bashar al-Asad pas rrëzimit të tij, duke endur nga një dhomë në tjetrën, duke bërë selfie dhe fotografi, ndërsa disa grabitën pjesë mobiljesh dhe objekte dekorative.

Rebelët hynë edhe në garazhin e Al Asadit, i mbushur me makina të shtrenjta, duke përfshirë Mercedes, Ferrari, Audi… Rebelët deklaruan se makinat janë “konfiskuar”.
Një video, autenticitetin e së cilës e ka konfirmuar CNN-i, tregon mbi 40 makina luksoze në një garazh të madh.

Në video, mes të tjerave, shihet një Ferrari F50 i kuq – që kushton mbi 3 milionë dollarë – si dhe Lamborghini, Rolls Royce dhe Bentley. Të paktën një nga makinat ka targa regjistrimi nga Damasku.
Një video tjetër, e xhiruar në të njëjtin garazh, tregon të njëjtën koleksion makinash.