Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strugës, pas zhvillimit të procedurës hetimore, ka ngritur Aktakuzë kundër një 38-vjeçari nga fshati Veleshte për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve, sipas nenit 193-a, paragrafët 1, 2 dhe në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal.
Ai akuzohet për kryerje të vazhdueshme të veprës penale, pasi nga nëntori i vitit të kaluar deri në maj të këtij viti ka transmetuar, ofruar dhe në mënyra të tjera ka bërë të disponueshme pornografinë e fëmijëve përmes një sistemi kompjuterik.
Në dy telefonat e tij celularë, përmes aplikacioneve të instaluara të komunikimit – Signal, Viber, Enigma, Telegram e të tjera, i akuzuari iu bashkua grupeve të mbyllura në të cilat anëtarësoheshin njerëz nga disa vende të botës. Në grupet, emrat e të cilëve tregonin vetë se kishin për qëllim përhapjen e pornografisë së fëmijëve, por edhe në komunikim të drejtpërdrejtë me profile private, të akuzuarit shpërndanin, dërgonin dhe merrnin foto dhe video materiale që tregonin qartë akte seksuale me të mitur ose me persona që dukeshin si të mitur. Ai gjithashtu kishte video dhe foto që tregonin pornografi për fëmijë në celularët e tij dhe ato u gjetën kur telefonat e tij iu konfiskuan gjatë kontrollit.
Prokurori publik ka paraqitur propozim të veçantë në Gjykatën Themelore të Strugës, duke kërkuar që të akuzuarit t’i zgjatet masa e paraburgimit dhe t’i konfiskohen telefonat celularë, të cilët janë përdorur si mjete për kryerjen e veprës penale.