Shqiptari në Greqi vret gruan me çekan, trupin e pajetë e mbante në shtëpi

Një vrasje makabre ka ndodhur në Ampelokipi të Athinës.

Një burrë me origjinë shqiptare në Ampelokipi ka vrarë gruan e tij dhe ka mbajtur trupin e saj të pajetë në papafingo për një javë.

Ai vetë ka lajmëruar policinë, duke pranuar krimin dhe duke u kërkuar të shkonin në adresën Lakonias 19, ku ndodhej kufoma.

Detaje të reja priten në vazhdim.