600 produkte ushqimore janë përfshirë në shportën e Vitit të Ri, të cilat Qeveria i ka përgatitur si mbështetje për qytetarët në prag të festave të fundvitit.
Masa fillon nga 15 dhjetori dhe do të zgjasë deri më 15 janar.
Lista e produkteve që do të gjenden në shportën e blerjeve të Vitit të Ri mund ta shihni KËTU.
Siç njofton shërbimi për shtyp qeveritar, shporta e konsumit për Vitin e Ri përbëhet nga një listë e produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike dhe joalkoolike të propozuara nga prodhuesit dhe tregtarët që do t’u ofrohen konsumatorëve me çmime të ulëta gjatë festave të Vitit të Ri.