19-vjeçarja nga Gostivari rrihet nga burri dhe vjehrra e saj, pastaj i është marrë edhe fëmija

Me datë 04.12.2024 në ora 13:30 në DPB Gostivar, J.S. (19) nga Gostivari ka raportuar se me datë 29.11.2024 rreth orës 00:30, pas një debati të shkurtër në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga vjehrra dhe bashkëshorti i saj, i cilët më pas i ka marrë foshnjën dhe e kanë dërguar tek prindërit e saj dhe e ka kërcënuar që të mos e kërkonte më fëmijën. Po merren masa për zbardhjen e rastit.