Ish kryeministri Artan Grubi i ka reaguar zv/kryeministrit Arben Fetai nga VLEN, duke thënë se nëse nuk kërkon falej për deklaratat e bëra gjatë ditës së sotme, atëherë të njëjtin do ta padis.
“Ju nuk keni takat! As dije, e as guxim, por me më rendësi se çdo gjë, nuk e keni vullnetin e shqiptarëve, por e keni mëshirën e VMRO-së dhe dëshirën tuaj për tu nënshtruar dhe për t’ju shërbyer. Unë dënoj dhunën dhe djegien e flamujve, ashtu siç dënoj edhe nxitjen institucionale të tensioneve dhe drejtësinë selektive monoetnike si dhe demantoj në formën më të ashpër të mundshme çdo ndërlidhje timen monstruoze dhe propaganduese me ngjarjet e 28 nëntorit. Turpin që ia keni sjell vetës dhe familjeve tuaja nuk ua mbulon asnjë shpifje, prandaj, në përputhje me ligjin, pres kërkim faljeje nga shpifësi brenda 24 orëve, ndryshe, do ta padis që tia zbuloj gënjeshtrat, të cilat i kanë përditshmëri”, ka shkruar Grubi.