SPB Manastir ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Manastir kundër F.I. (40) nga Prilepi, i punësuar si polic në IEVP Burgu Prilep, për shkak të dyshimit të bazuar se më 29.11.2024, rreth orës 18:00, në një objekt hotelierik në rrugën “Shirok Sokak” në Manastir, duke kërcënuar me armë zjarri ka drejtuar kërcënime serioze verbale për jetë ndaj zyrtarëve policorë që ishin duke kryer detyra zyrtare.
Në veçanti, zyrtarët policorë në atë moment po vepronin mbi bazën e nenit 215 të Kodit Penal të RMV-së, duke privuar nga liria personin T.Zh. (27) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek ai ishte gjetur marihuanë dhe substancë pluhur. Të dy personat janë privuar nga liria, ndërsa për F.I. është dorëzuar kallëzim penal për “Sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së punëve të sigurisë,” e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 383 të Kodit Penal të RMV-së.