Katër inxhinierë janë arrestuar: Tre persona humbën jetën pasi Google Maps i çoi në një urë të papërfunduar


Tre persona humbën jetën në një aksident trafiku në Indi të dielën, ndërsa, sipas raportimeve, po ndiqnin udhëzimet nga aplikacioni i navigimit të Google, raportuan mediat lokale duke cituar burime policore.

Automjeti i tyre doli nga një urë ku po kryheshin riparime të mëdha dhe më vonë u gjet nga banorët lokalë.

Vëllezërit Nitin dhe Ajit, të dy 30-vjeçarë, si dhe Amit, 40 vjeç, po udhëtonin nga Noida, një qytet në shtetin Uttar Pradesh, rreth 20 kilometra në juglindje të Nju Delhit, drejt Faridpurit për të marrë pjesë në një dasmë. Sipas raportimeve, Google Maps e drejtoi shoferin drejt një ure të papërfunduar, e cila kishte një pjesë të shembur për shkak të dëmtimeve nga përmbytjet e mëparshme. Në urë nuk kishte barriera ose shenja paralajmëruese.

Të tre nuk e vunë re që ura ishte e papërfunduar për shkak të mjegullës së dendur.
Katër inxhinierë janë arrestuar nga policia në lidhje me aksidentin, raportoi të hënën agjencia e lajmeve PTI, duke cituar RT. Po ashtu, nën hetim është edhe një zyrtar rajonal i Google Maps, thuhet në raport.