BORISOV: “NUK DUA TË MERREM MË ME KËTË VEND”
Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, tërhiqet nga kandidatura për kryeministër të Bullgarisë. Nuk dua të merrem më me këtë vend të rrënuar, thotë Borisov, i cili ndau qendrimin e tij para mediave bullgare.
Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, ka njoftuar se ka tërhequr kandidaturën për kryeministër dhe planifikon të kthejë mandatin për formimin e qeverisë së re bullgare.
“Nuk dua të merrem më me këtë vend. Prandaj, mandatin do ta kthej menjëherë sapo ta marr. E tërheq kategorikisht kandidaturën time.
Ne presim një kryeministër me ekuidistancë.”
GERB fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare muajin e kaluar, të shtatat në tre vjet, pas të cilave Borisov i ofroi një marrëveshje koalicioni (PP-DB), kandidati i të cilit Atanas Atanasov do të mbështetej për të qenë kryetar i parlamentit. Por, një gjë e tillë u refuzua nga koalicioni, duke e thelluar më tej krizën politike në vend. PP-DB e ka kundërshtuar vazhdimisht idenë që Borisov të jetë kryeministër i çdo qeverie.
Ata thanë se tek unë nuk shohin një lider dhe kryeministër të mirë. “Prandaj, kategorikisht refuzoj të merrem me problemet që ata lanë pas në katër vitet e fundit,” tha Borisov.
Ndërkohë, parlamenti bullgar mbetet i bllokuar pas përpjekjeve të pasuksesshme për të zgjedhur kryeparlamentarin, ndërsa Borisov këmbëngul që kryeministri dhe kryeparlamentari i ardhshëm të jenë nga radhët e GERB.