Mickoski: marrëveshje me bankat, 250 milionë euro për kompanitë me kamatë të ulët

Kryeministri i vendit Hristijan Mickovski ka informuar se tanimë edhe zyrtarishtë është arritur marrëveshje me një pjesë të madhe të bankave të vendit të cilat do të qëndrojnë pas projektit, që 250 milion euro nga kredia hungareze të dedikohen kompanive të vendit, edhe atë me një kamatë prej 1.95 për qind, që sipas Mickovskit është moment historik.

“Tanimë kemi disa konfirmimi nga disa banka të vendit, dhe pres që shumica e Bankave të qëndroj mbrapa këtij projekti, respektivishtë këto 250 milion euro, që definitivishtë që nga dita e hënë të fillohet tju ndahen atyre të cilëve u janë shumë të nevojshme, apo më mirë thënë ekonomis së vendit. Është rënë dakord për një normë interesi prej 1.95 për qind, me një periudhë mospagimi deri në tre vjet dhe një afat shlyerjeje deri në 15 vjet, në varësi të nevojave të kompanive. Vlerësoj se kjo është një marrëveshje historike me kamatë më të ulët historike”, u shpreh kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickovski.

Ai ka theksuar se për të marrë kredi kompanitë duhet të kenë minimum 20 për qind të pjesëmarrjes së tyre, dhe shuma maksimale që mund të marrin është e kufizuar në 10 milionë euro.

“Kushtet janë që minimum Kompania të ketë 20 për qind mjete të vetanake, apo vala e investimeve do të kapë shifrën e 300 milion eurove. Të gjitha kompanitë do të kenë mundësi që këto mjete t’i investojnë në asete themelore për punë, në burime të ripërtëritshme të energjisë, si dhe në objekte që do t’i shfrytëzojnë si objekte të tyre administrative, përkatësisht për nevojat e tyre”, theksoi Mickovski.
o
Kjo marrëveshje u arritë mas një kohe të gjatë diskutimesh që kamata e këtyre kredive të jetë sa më e vogël, që do ti ndihmonte kompanitë që të investojnë, dhe të njëjtat investime të sjellin rritje ekonomike për vendit.