Mësohet identiteti gruas e cila dje u godit për vdekje nga një veturë në Çair

Më 21.11.2024, në ora 18:40, në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Kristijan Todorovski Karposh” në Shkup, një veturë “Seat Altea” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.XH. (19), ka goditur N.P. (69), të dy nga Shkupi. Si pasojë e lëndimeve të marra, N.P. ka ndërruar jetë në vendngjarje, dhe vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë. Drejtuesja e automjetit, A.XH., ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi. Në vendngjarje është kryer hetimi nga një ekip hetues i SPB Shkup dhe një prokuror publik.