Nëna nga Tetova bashkë me djalin i rrahin dy vajzat e saj

Me datë 20.11.2024 në ora 22:20 në një fshat të rrethinës së Tetovës, zyrtarë policorë nga NJP Kamnjan kanë privuar nga liria 43-vjeçaren L.Sh. dhe djalin e saj B.Sh. (18), të cilët rreth orës 21:20 janë denoncuar nga vajza e saj 19-vjeçare se e kanë sulmuar fizikisht atë dhe motrën e saj më të vogël. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.