Gajret burra se e di që e vërteta dhemb! Po kshtu është kur fol Albini e jo Vuçiqi!

Shkruan: Adnan Azizi, deputet i VLEN

Gajret burra se e di që e vërteta dhemb! Po kshtu është kur fol Albini e jo Vuçiqi!

Ju jeni mësu që tu lavdërojnë, e qajnë siç bën Vuçiqi, i cili u shtëtit nëpër kisha e bunarë! Sepse ai ua bën qejfin, u fërkon nga shpina dhe u përdor si marioneta tek shqiptarët për synimet dhe interesat e tij, siç ishte së fundmi edhe projekti pro serb OPEN BALKAN. Duke bashkëpunuar me atë për 22 vite i lat shqiptarët si përqindje dhe pa asnjë të drejtë të plotë juridiko-kushtetuse, i përzut në mërgim, i zhvatët, i nënshtruat dhe i shtypët.

Por jo! Ndryshe është kur flet Albini. Aty ju dhemb! Sepse Albini me një fjalë ua nxorri në shesh të gjitha të palarat, ku për 22 vite keni shitur patriotizëm të rremë, i keni shpërndarë popullit hi syve!

Hala u del flaka për deklaratën e Albinit, po boni gajret o burra, e di që pasi doli në shesh e vërteta po u djeg shumë, por është plagë që ia keni shkaktuar popullit për 20 vite me radhë. Tash nuk dini si ta fshihni rolin tuaj të vërtetë prej marionete në duart e huaja, me të cilat e copëtuat popullin në çdo aspekt, si kombëtar, kulturor, ekonomik e politik!

Epo gajret de, se kshtu e kanë këto punë, kur del në shesh e vërteta, zhduket gënjeshtra, ky është ligj hyjnor që manifestohet mes njerzish.

Albini ua tha një të vërtetë që taksativisht është edhe në kushtetutë edhe në realitetin tonë shqiptar. Për fat të keq tuajin dhe të shqiptarëve që i mashtruat 20 vite me rradhë, por tani po ua ha kokën juve, ndërsa po e vuajnë edhe shqiptaret
Gajret!