Analisti i njohur Agim Jonuz ndërton një kishë në Ohër

Analisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz është ka ndihmuar në ndërtimin e një Kishe në qytetin e Ohrit.

Nëse Zoti ndoshta ndihmonte ta zgjidhte një problem jetësor, ai ishte zotuar se do ta ndërtonte një Kishë.

Pasi dëshira ju plotësua, Agimi e realizoi premtimin e dhënë.

“Nuk e di se si do të më kuptoni, por vetëm një e di se këtë që po ju tregoj e them me nder dhe zemër të pastër.

Unë jam musliman – (Elhamdulilah) me mendimin se Zoti është një për të gjithë ne së bashku!

Në vitin 2010, 200 metra nga autokampi në Gradishtë/Ohër, nga ana e majtë u bëra ktitor (dhurues i pasurisë për një vepër kishtare….) dhe themelues me ndihmën e vëllezërve Tanevci nga Peshtani, i një kishe të vogël shumë të bukur (Paraklisi i Madh.

Këtë e bëra pasi kisha dhënë premtimin se nëse Zoti/Allahu më ndihmon ta zgjidh një problem jetësor, këtu do të ndërtoj një Kishë. Jam krenar me këtë vepër, personalisht mendoj se kjo nuk më ka bërë më pak musliman, kurse nga ana tjetër e mbajta fjalën (premtimin) ndaj Zotit, se nëse më ndihmon, këtu do të ndërtoj një kishë. Dhe kushtu jeta vazhdon, kurse një pjesë e madhe e njerëzve harrojnë se Zoti/Allahu është një për të gjithë së bashlu, ai asnjëherë nul na ndanë,… ne vetë ndahemi.”, ka shkruar Agimi. (INA)