Fatmir Limanin
Në kuadër të vizitës së punës në Turqi, zhvilluam takim dypalësh me Ministren e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Republikës së Turqisë, Mahinur Ozdemir Göktas, në të cilin u konfirmua edhe një herë përkushtimi për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e Maqedonisë dhe Turqisë.
Dy vendet kanë bashkëpunim afatgjatë, ndërsa ministritë e linjës në fushat që mbulojnë dhe konfirmim për këtë janë marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura deri më tani.
Maqedonia dhe Turqia po zbatojnë me sukses Marrëveshjen për sigurimet shoqërore, me të cilën qytetarët e Maqedonisë dhe Turqisë ushtrojnë të drejtat e tyre për sigurim shëndetësor dhe kujdes shëndetësor, pension dhe sigurim invalidor.
Në takim u diskutua edhe për politikat rinore që Ministria mbulon në drejtim të krijimit të mundësive për të rinjtë dhe mbajtjes së tyre në vend, si dhe përfshirjen e kategorive vulnerabël të qytetarëve, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara, integrimin e romëve në shoqëri etj. Në vazhdim, u theksua rëndësia e familjes si qelizë bazë në shoqëri, dhe si rrjedhim rëndësia e politikave që synojnë mbështetjen e familjeve.