MPB ka njoftuar se lidhje me veprën penale të kryer “vrasje” më 1 nëntor 2024 në fshatin Haraçinë, Shkup, ku me armë zjarri u vra S.A. (56) nga Haraçina dhe H.A. (20) nga i njëjti fshat mbeti i plagosur me plumba, Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup ka ndërmarrë masa dhe veprime, duke identifikuar autorët: Sh.Sh. (23) nga Haraçina dhe E.Sh. (31) nga i njëjti fshat.
Gjithashtu, është identifikuar edhe automjeti me të cilin është kryer krimi, një “Audi A5” me targa të Shkupit, në pronësi të E.Sh., i cili është gjetur dhe sekuestruar.
Më 2 nëntor 2024, nga Njësia për Krime të Dhunshme, në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, është paraqitur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër Sh.Sh. për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 123 të Kodit Penal dhe për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Një kallëzim penal është paraqitur edhe kundër E.Sh. për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. E.Sh. është arrestuar, ndërsa Sh.Sh. është në arrati dhe po ndërmerren masa për gjetjen e tij.
Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dy të pandehurit.