Haraçinë- Ndërron jetë një person, tjetri në gjendje të rëndë

Në Haraçinë, dy persona, babai dhe i biri, janë plagosur rëndë me armë zjarri, ku njëri prej tyre, nuk ka mundur të u mbijetoi plagëve dhe ka ndërruar jetë. Incidenti ka ndodhur këtë mbrëmje kur ata u qëlluan nga një automjet në lëvizje “Audi”. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin dhe për të identifikuar autorët e sulmit. Gjendja e të plagosurit është raportuar si kritike, ndërsa autoritetet po punojnë për sigurinë e qytetarëve dhe ndihmën e familjes së viktimës.