23-vjeçari nga Reçica e Vogël ka hedhur shishe “molotov” në një objekt, arrestohet nga policia

Me datë 28.10.2024, në ora 15:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën ,,Iliria” në Tetovë kanë privuar nga liria personin Xh.S (23) nga Reçica e Vogël e tetovës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se është autor i veprës penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, të dënueshme nga neni 288 i Kodit Penal, i raportuar më 25.10.2024, kur i kishte vënë flakën një shisheje me lëng të ndezshëm përballë subjekti juridik në Tetovë. Xh.S. është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.