SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.SH. (24) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “rrëmbim” dhe “rrezikim i sigurisë”.
Më 29.09.2024, pas një zënke familjare, i denoncuari në një shtëpi në një fshat të Shkupit është përpjekur të sulmojë XH.R. me thikë, i ka kërcënuar të pranishmit të tjerë dhe me forcë i ka marrë dy fëmijët e mitur dhe është larguar.