Bosnjë, një 14-vjeçar i therr me thikë dy polic, njëri ndërron jetë, tjetri plagoset rëndë


Një polic është vrarë, ndërsa kolegu i tij po lufton për jetën pasi të dy u sulmuan me thikë nga një djalë 14-vjeçar në një stacion policie në Bosanska Krupa, raportuan mediat lokale.

Zëdhënësi i MPB-së së Bosnjës dhe Hercegovinës konfirmoi se një i mitur kishte hyrë në ambientet e stacionit policor dhe me një armë të ftohtë kishte vrarë një polic dhe kishte plagosur rëndë një tjetër.

Djali që kreu vrasjen është arrestuar, shkruajnë mediat.