A do shkojë në burg ish-noteri Luiz Ejlli? Vendimi i sotëm nuk është…

Ish-fituesi i Big Brother Vip Luiz Ejlli, me profesion ish-noter, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me një vit burg. Ejlli u dënua, pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive.

Por a do shkojë Luiz Ejlli në burg pas këtij vendimi? Përgjigja është jo. Kjo, pasi dënimi i dhënë sot për këngëtarin është nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier e nuk është dënim i formës së prerë.

Ejlli do ta apelojë dënimin në Gjykatën e Apelit të Fierit. Do të jetë vendimi i Apelit, ai që përcakton nëse Luiz Ejlli do të qëndrojë në burg apo do të ketë një dënim tjetër alternativ për të.

“Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit E.L., dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit L.E dhe F.A., rezultoi e provuar se i pandehuri F.A., në bashkëpunim me të pandehurin L.E., ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri F.A. e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.