Aksion i policisë në Pirok të Tetovës, arrestohet 30-vjeçari, organizonte lojëra të fatit pa pasur licencë

Në 03.10.2024, në orën 13:45, në Pirok të Tetovës, policia e SPB Tetovë ka arrestuar A.H. (30) nga Piroku, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “organizimi i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organi përkatës”, siç parashikohet në nenin 156 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.

Gjatë kontrollit të telefonit të tij mobil, u konstatua se ai kishte përdorur një faqe interneti për lojëra të fatit për të cilën kishte të drejta administrative për të krijuar përdorues të tjerë.

Gjithashtu, u gjet një listë me lojtarët aktivë, si dhe një bilanc të krediteve të vendosura, me shumën e bilancit dhe kreditet e disponueshme, si dhe mesazhe për komunikim me kërkesa për rimbushjen e krediteve në platformë. Telefoni i tij mobil u sekuestrua dhe ai u mbajt në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Në të njëjtën kohë, policët e SPB Tetovë, në bashkëpunim me DAP dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, realizuan një kontroll edhe në bastoren sportive të basteve në fshatin Pirok, ku ai punonte, e cila është në pronësi të E. Sh. dhe I. Sh., të dy nga Tetova.

Gjatë kontrollit, u konstatua se kishte shkelje në funksionimin e bastores sportive, për të cilat do të merren masa të përshtatshme nga institucionet përkatëse. Pas dokumentimit të rastit, do të bëhet një kallëzim përkatës.