Frikë në aeroplanin Prishtinë-Hamburg/ Zogjtë hyjnë ne motor, bëhet ulje emergjente

Një tragjedi është shmangur fatmirësisht nga pilotët e një aeroplani të linjës Prishtinë-Hamburg, pasi avioni ka rrezikuar për shkak të shpendëve.
Lajmi është konfirmuar nga KosovaPress pas një kontakti me një prej udhëtarëve të kësaj linje ajrore, të cilët kanë përjetuar momente frike e paniku. Të njëjtat burime konfirmojnë se ata janë nisur nga Sllatina drejt Hamburgut në orën 8.40, por pas 30 minutave kanë përjetuar një moment të frikshëm.
“Ishim diku mbi malet e Shqipërisë, aeroplani filloi të dridhej, mendova që do të rrezohemi dhe e shtrëngova shumë rripin e sigurisë. Pas 30 minutave udhëtim jemi kthyer sërish në Aeroportin e Prishtinës.”, është shprehur udhëtari I cili ka dëshiruar të mbetet në kushtet e anonimatit.
Shpendët janë një rrezik për shumë avionë, pasi hyrja e tyre në motorë shkakton defekte e probleme që mund të sjellin deri në rrëzim.