Tragjedi në Çair: Ishte duke kryer punë ndërtimore, i bie përmbi shtylla betonit, ndërron jetë 54 vjeçari nga Shkupi

MPB ka njoftuar se me 28.09.2024, rreth orës 18:00 në SPB Shkup është raportuar se në oborrin e një shtëpie në zonën e Çairit, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore, mbi J.I. (54) nga Shkupi ka rënë një shtyllë betoni. J.I. është transportuar në Poliklinikën Çair, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Është kryer inspektimi nga ekipi hetues i SPB Shkup, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.