Më datë 18.09.2024 në ora 15:00, në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Sh.B(41) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga babai i tij 65-vjeçar se rreth orës 12:45, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, është sjellë në mënyrë agresive ndaj familjarëve, i ka kërcënuar duuke lypë para, i ka dëmtuar një pjesë të orendive dhe i ka dëmtuar automjetin në oborr. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.