Shtetasi i Shqipësi me pasaportë të një personi tjetër tentoi ta kalojë kufirin e Tabanocës, arrestohet nga policia

MPB ka njoftuar se më 16.09.2024 në orën 23:00 në Pikën e Kalimit Kufitar të Tabanocës, oficerët e policisë kanë ndaluar K.S. (19) nga Republika e Shqipërisë pasi gjatë kontrollit të pasaportës u konstatua se personi kishte paraqitur një dokument të huaj udhëtimi. Ai është dorëzuar në Departamentin për Krimin e Ndërkufitar, Migracion, Stranierë dhe Riadmisione në Kumanovë për procedura të mëtejshme.