Këngëtarja e njohur kroate Severina arrestohet në kufirin serb

Këngëtarja kroate Severina Vuçkoviç është ndaluar në kufirin serb të dielën në mbrëmje, raporton “Blic” serb.

Sipas informacioneve nga mediat serbe, policia e ka ndaluar pasi, siç thuhet, kishte bërë disa deklarata të dyshimta në media.

Pas një bisedë me organet përkatëse, Severina u lejua të hyjë në Serbi.

Megjithatë, këngëtarja vendosi të kthehej në Kroaci me iniciativë të saj.

Severina u kthye në Kroaci dhe për tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me këtë ngjarje.