Kërcitja e rrotave dhe zhurma e madhe, policia e Tetovës i sekuestron disa vetura

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB Tetovë për rregull dhe siguri më të madhe në komunikacion, gjatë ditës së djeshme (23/24.07.2024) në periudhën prej orës 08.00 deri në ora 01.00 është kryer aksion kontroll për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e mjeteve që kërcasin rrotat e veturës gjatë lëvizëse, që lëshojnë zhurmë të tepërt, teknikisht të parregullta  dhe ata që pengojnë qarkullimin duke parkuar gabimisht ose në mënyrë të paligjshme mjetet.  Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 96 shkelje (TE-81 dhe GV-15), nga të cilat 21 shkelje (TE) për parkim të paligjshëm dhe prej të cilave 17 automjete janë marrë nga shërbimi ,,Marimangë”, 51 drejtues mjetesh (TE-48 dhe GV-3) të cilët kanë përdorur celular gjatë drejtimit të mjetit, 18 drejtues mjetesh pasi nuk kanë përdorur rripin e sigurimit… Ndaj drejtuesve të mjeteve janë bërë parashtresat përkatëse.  Po ashtu gjatë kontrollit në rrugën “Iliria” në hyrje të qytetit janë larguar nga qarkullimi 10 automjete, prej të cilave 7 me targa të huaja dhe 3 me targa të Tetovës dhe janë ndaluar në Stacionin e policisë për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë, të cilat prishën rendin dhe qetësinë publike duke kërcitur rrotat e lëvizjes dhe shkaktuan më shumë zhurmë se maksimumi i parashikuar, për këtë arsye do t’i referohen një kontrolli teknik të jashtëzakonshëm.  Për të njëjtën arsye, dy ditët e mëparshme janë ndaluar 15 automjete të tjera pasagjerësh.  Drejtuesve të mjeteve do t’u bëhen parashtresat përkatëse sipas defekteve të konstatuara në stacionin e kontrollit teknik dhe nëse në automjete konstatohet zhurmë e tepruar, ato do të mbahen në komisariat për 90 ditë në bazë ligjit.  
SPB Tetovë apelon tek drejtuesit e mjeteve që me kohë të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve të tyre, të mos vozisin pa kaluar testin e shoferit, të kenë kujdes se ku i parkojnë automjetet dhe të lejojnë qarkullim normal, sepse çdo ditë jemi dëshmitarë të grumbullimeve dhe frekuencës së shtuar në komunikacion, por edhe aksidente trafiku me pasoja të rënda.  Kjo do të kontribuojë në sigurinë më të madhe personale dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.