Amir Elezi zgjidhet drejtor në Institutin për Mjekësi Transfuzive

Amir Elezi shkruan në facebook:
Të nderuar miq dhe kolegë,

Kam kënaqësinë dhe privilegjin të ndaj me ju lajmin se kam marrë detyrën si Drejtor i Institutit për Mjekësi Transfuzive.
Përkushtimi im është të punoj ngushtë me ekipin tonë dhe me të gjithë bashkëpunëtorët për të siguruar shërbime të sigurta, efikase dhe cilësore për të gjithë pacientët.
Faleminderit të gjithëve dhe veçanërisht kryetarit të Alternativës z. Zeqirija Ibrahimi për mbështetjen dhe besimin.

Me respekt, D-r Amir Elezi