Goditet nga një automjet me tabela të huaja, ndërron jetë biçiklisti 67-vjeçar nga Xhepçishti

MPB ka njoftuar se me dayë 22.07.2024 në orën 11:20 në SPB Tetovë, Xh.M. (44) nga fshati Xhepçisht i Tetovës ka raportuar se më 20.07.2024 në orën 11:20 në rrethrrotullimin ndërmjet rrugëve „Ivo Lola Ribari“ dhe „Blagoja Toska“ në Tetovë, një automjet „xhip“ me targa zvicerane ka goditur një biçikletë të drejtuar nga babai i tij, Z.M. (67) nga fshati Xhepçisht, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në aksident, biçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatua në Klinikën e Tetovës dhe më pas është transferuar në Kompleksin Klinik „Nëna Tereza“ në Shkup, ku ka ndërruar jetë. Pas udhëzimeve të prokurorit publik, një ekip hetimor nga SPB Tetovë ka kryer një inspektim dhe janë marrë masa për zbardhjen e rastit.