37-vjeçari nga një fshat i Gostivarit e rreh nënën e tij, arrestohet nga policia

Pjestarë të policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (23-janar) rreth orës 16:00 kanë privuar nga liria 37-vjeçarin M.R. nga një fshat i Gostivarit, i cili ishte raportuar nga nëna e tij 62-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.