Mësohet identiteti i të plagosurit nga të shtënat në Çair

Mësohet identiteti i të plagosurit nga të shtënat në Çair

Policia në mëngjes doli me informacione për të shtënat në Çair të Shkupit. Ata kanë marrë denoncim nga spitali “Shën Naum Ohrodski” në orën 21:50.

– Në spitalin “Shën Naum Ohrodski” është sjellë D.B. (31) nga Shkupi, i cili është plagosur me armë zjarri në territorin e Çairit në Shkup, informon MPB. MPB shton se po merren masa për zbardhjen e rastit.