Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë

Policia nga DPB në Kratovë mbrëmë rreth orës 22:08 kanë arrestuar V.I. (36) nga Kratova. Ajo dyshohet se në shtëpinë e saj familjare në Kratovë, me një mjet të mprehtë, ka sulmuar burrin e saj J.I. (38) dhe babanë e tij S.I. (63), të cilët vdiqën nga plagët e marra, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Me udhëzimet e prokurorit publik, trupat e të ndjerëve u dërguan për autopsi.

V.I. u arrestua dhe u mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një padi përkatëse kundër saj.