Më datë 07.06.2024 E.R. (46) ka raportuar në Stacipnin Policor Shuto Orizar se me datë 05.06.2024 është thirrur në Departamentin e Policisë nga një punonjës policie pas kallëzimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij e pamartuar për shkak të një debati verbal të ndërsjellë të ndodhur në lagjen Shuto Orizari, në të cilin E.R. e ka sulmuar fizikisht.
Pasi ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë, sipas raportimit, E.R. është sulmuar fizikisht nga një polic. Është njoftuar Prokuroria Publike dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.