Polici gjuan me armën zyrtare në një aheng familjar, merret ne pyetje

Më 30.05.2024 në Stacionin Policor të Shtipit është kryer një bisedë zyrtare me B.J., një punonjës policie nga Stacioni Policor i Shtipit, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se natën e 30.05.2024, gjatë një feste familjare, ka qëlluar me armën zyrtare të zjarrit. Për këtë ngjarje janë informuar Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, hetimet kriminalistike dhe standardet profesionale të MPB-së dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit nga shtëpia e B.J. është sekuestruar një pistoletë dhe municion pistolete kalibri 9 mm. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.