Dy të vdekur nga një aksident në Maqedoni

MPB njofton se më datë 26.05.2024 në ora 07:55 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën lokale që shpie nga fshati Konjuh në fshatin Beljakovcë, afër vendit të quajtur “Rakle”, automjeti i udhëtarëve “Daevu Matiz” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Zh.J (75) nga fshati Marino, komuna e Ilindenit, kanë dalë nga rruga dhe kanë rënë në lumin Kriva Reka.

Nga lëndimet e marra në vendngjarje kanë ndërruar jetë shoferi dhe pasagjerja i tij S.J (76) nga fshati Marino.

Një mjek nga Shërbimi i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerit janë dorëzuar për obduksion.

Një ekip inspektues nga SPB Kumanovë ka kryer kontroll të vendit.