Aksident i rëndë në Shkup, një person në gjendje kritike për jetën


Një person ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në aksidentin e rëndë trafiku të ndodhur pasditen e sotme në lagjen Maxhari të Shkupit, njfton TV Telma.

Aksidenti ka ndodhur pranë pastiçerisë “Charlotta” dhe së shpejti priten detaje të tjera. Komunikacioni në atë pjesë të rrugës është i ndërprerë, për çka në dalje nga Shkupi kanë mbetur të bllokuara dhjetëra vetura.