Me datë 28.11.2024 në ora 22.35 në rrugën ,,Mlladen Simonoski” në Gostivar, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria 35-vjeçaren E.V. nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të gjyshit të saj 79-vjeçar nga Gostivari, me të cilin jetonte, se e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një parashtresë përkatës.