35-vjeçari nga Reçica e Vogël e Tetovës shtiret kinse i sëmurë e i merr 8000 euro një personi nga Kosova

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.D.(35) nga Reçica e Vogël e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër penale “mashtrim”. I padituri i, në periudhën nëntor 2022 deri më 16.06.2023, përmes rrjeteve sociale në disa raste dhe me arsyetimet se i duhen para për nevoja shëndetësore, si dhe për zakone fetare, nëpërmjet agjencive të transfertave të shpejta të parave, nga E.K. nga Kosova ka siguruar përfitim pasuror prej mbi 8000 euro.