35-vjeçari nga Gostivari mashtrohet nga një agjenci turistike nga Tetova


Me datë 14.08.2024 në ora 12:30 në SPB-Tetovë, një 35-vjeçar nga Gostivari, ka raportuar se ai dhe bashkëshortja e tij janë mashtruar nga një agjenci turistike nga Tetova.  Sipas raportit, ai ka rezervuar një udhëtim pushimi në Shqipëri dhe ka paguar 530 euro.  Sipas kallëzimit, më datë 10.08.2024 ata kanë shkuar në hotel ku u është thënë se pagesa e tyre ishte 400 euro, pas së cilës menjëherë kanë kërkuar punonjësin e agjencisë, i cili ka thënë se paratë do t’i kthehen kur të kthehet nga pushimet, por sot kur ka qenë në agjenci, i njëjti i ka thënë se nuk do ti kthejnë paratë.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.